Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon Alizoti: Është rrahur një vëzhgues, Blendi Klosi të tërheqë zagarët e tij; Të gjitha janë të filmuar

Denoncon Alizoti: Është rrahur një vëzhgues, Blendi Klosi

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Beratit, Tomor Alizoti ka denoncuar se një vëzhgues është dhunuar. Në një prononcim për mediat, Alizoti ka bërë përgjegjës drejtuesin politik të PS, Blendi Klosi se mbështetës të PS kanë dhunuar vëzhguesin.

Është rrahur një vëzhgues , i bëj thirrje drejtuesit të qarkut të PS, Blendi Klosit të tërheqë zagarët e tij se do mbajë përgjegjësi personale ai dhe ata. Të gjithë janë të filmuar , do ketë dënime shuam të rënda për njerëzit që cenojnë të drejtën e votës.

I paralajmëroj të gjithë, askush nuk ka të drejtë të prekë asnjë demokrat, asnjë horr nuk ka punë në QV. Hera e dytë nuk do jetë thirrje, paralajmërojmë zagarët e Klosit të tërheqë mbrapsht. Nëse fitoni, fitoni, nëse keni humbur, keni humbur”, u shpreh Alizoti.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00