Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon Balliu: Njëri nga protestuesit e arrestuar është goditur me shkelm në fytyrë nga polici

Denoncon Balliu: Njëri nga protestuesit e arrestuar është goditur

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu foli për protestën e ditës së djeshme para kryeministrisë, ku nuk mungoi edhe një moment tensioni.

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Balliu theksoi se janë arrestuar disa persona në vende të ndryshme dhe vetëm dy janë prangosur në shesh.

Mes tjerash ai nënvizoi se njëri nga demokratët është goditur me shkelm në fytyrë nga polici.

Vetëm dy persona janë arrestuar te sheshi ndërsa të tjerët janë arrestuar në vende të tjera, në pozicione të tjera. Janë  arrestuar njerëz pa asnjë akt dhe provë.

Unë ju garantoj me bindje të plotë se asnjë qytetar nuk ka ndezur flakadanë. Ata janë njerëz të kapur dhunshëm me urdhër politik. Të arrestuarit jo vetëm jashtë por janë goditur dhe brenda. Njëri është goditur me shkelm në fytyrë nga polici”-tha Balliu.

 

 

Të fundit