All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Denoncon Berisha: Disa nxënës i mashtruan se do t'i çonin të vizitonin Kopshtin Zologjik, i dërguan në takimin e Ramës

All - Paragraf - 1

Denoncon Berisha: Disa nxënës i mashtruan se do t'i çonin

Kreu i PD, Sali Berisha reagoi sërish pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama sot në punimet Kuvendit Kombëtar Rinor të PS.

All - Paragraf - 3

Përmes një mesazhi nga një qytetar, nxënësit nga Shkodra i kanë mashtruar duke u thënë se do t'i çonin për të vizituar Kopshtin Zologjik në Tiranë, por i kanë çuar në takimin e Ramës në pallatin e Kongreseve.

Postimi:

I mashtrojnë për ekskursion për të parë Kopshtin Zoologjik dhe i fusin me detyrim për të parë Edi Ramën! Turp!

Të dashur miq, nxënësve të shkollave në Shkodër u është thënë se me urdhër të ministrisë sot do të niseshin herët për të vizituar Tiranën dhe Kopshtin Zoologjik të kryeqytetit, por i kanë futur me detyrim në Pallatin e Kongreseve në takimin e Edi Ramës.

Të gjetur para këtij mashtrimi banal shumë nxënës kanë ikur nga takimi dhe kanë humbur lidhjet me organizatorët, gjë që ka krijuar shqetësime serioze tek familjarët. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar.

Lexoni më poshtë denoncimin e prindit dixhital

Përshëndetje dr. Jam prind fëmije po ju informoj se sot nxënësit të shkollës Hamdi Bushati të Shkodrës por edhe shkollave të tjera janë nis sot për në Tiranë me destinacion për ekskursion dhe vizitë në kopshtin Zologjik dhe kanë përfunduar në Pallat të Kongreseve në takimin e Edi Ramës me të rinjtë e Ps. Në radhë të parë siguria e fmive që s'kanë dashtë me ndej në miting kanë ik prej aty dhe shëtisin të lirë pa kontroll, mandej shkelja e të drejtës së tyne dhe imponimi me u përfshi në takimet politike. Nuk e di nëse mund të interesoheni ju më gjatë se janë shumë prej prindve që janë revoltu me kët mashtrim. Flm.

Të fundit