Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon Berisha: Në Shqipëri importohen helmet bujqësore më të rrezikshme

Denoncon Berisha: Në Shqipëri importohen helmet bujqësore më

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se në Shqipëri importohen helmet bujqësore më të rrezikshme.

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se importohen helmet bujqësore më të rrezikshme të nxjerra prej vitesh apo dekadash jashtë përdorimit, pasi kontrolli mbi përdorimin e pesticideve është inekzistent.

"Qytetari shqiptar është sot qytetari më i pasigurt.

Siguria ushqimore në Shqipëri është në duart e mafies së pashpirt.
Në Shqipëri, importohet të dashur qytetarë dhe qytetare, helmet bujqësore më të rrezikshme të nxjerra prej vitesh apo dekadash jashtë përdorimit.
Në Shqipëri kontrolli mbi përdorimin e pesticideve është inekzistent.
Prodhimet masivisht kthehen nga tregjet për përmbajtje të lartë të helmeve.
Këto ditë doli se akulloret, ndonëse BE dhe enti respektiv kanë dhënë alarmin, AKU-ja e korruptuar e Edi Ramës i lejoi ato të shiten në Shqipëri, në një kohë kur është tashmë e njohur se konsumator kryesor janë fëmijët e këtij vendi.
A nuk është ky një krim i shëmtuar tjetër?
A nuk është kjo një dëshmi e tmerrshme e pasigurisë që ekziston në këtë vend?", tha Berisha. 

Të fundit