Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon Berisha: Urdhër-arresti i Dakos u firmos para 4 ditësh, Rama e bllokoi

Denoncon Berisha: Urdhër-arresti i Dakos u firmos para 4 ditësh, Rama

Kreu i PD, Sali Berisha, reagoi pas arrestimit të ish kreut të bashkisë Durrës, Vangjush Dakos. në rrjetet sociale, Berisha shkruan se gjykata e ka firmosur urdhrin e arrestimit para 4 ditësh, por kryeministri Edi Rama e bllokoi.

Postimi i plotë:

Gjykatësi firmosi para 4 ditësh urdhrin e arrestit të Dakos.
Rama e bllokoi atë!
Gjushi mbahet në burgun e të privilegjuarve!

Përshëndetje doktor. Asnjë nuk e trajton se pse vendimi i arrestit është nxjerrë të premten me firmën e gjyqit. Kurse ekzekutimi bëhet pas 4 ditësh.

Kush e bllokoi? Sigurisht Rama!

Kompromis? Në burgun e Durrësit është bërë gati dhoma tek sektori shëndetësor. Perderisa po hetohen nga SPAK-u, duhet të qendrojne ose tek 313 ose 302. Ai sektor po bëhet burgu i VIP-ave dhe të kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky që i përcaktonte kushtet.... miqësisht.

 

Të fundit