Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon deputeti i PD: Mësuesve u bëjnë presion, u dërgojnë mesazhe për mitingje

Denoncon deputeti i PD: Mësuesve u bëjnë presion, u

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi denoncon publikisht se mësuesve po u bëhet presion që të jenë të pranishëm nëpër mitingjet e zhvilluara nga Partia Socialiste.

I ftuar në Euronews Albania, deputeti demokrat solli si shembull mesazhin e dërguar nga Partia Socialiste mësuesve të Fierit.

“Mësuesve u kanë vajtur mesazhe dje dhe sot, për të marr pjesë në takim. Mesazhet unë i kam në telefon por nuk mund të nxjerr mesazhe të mësuesve që në mirëbesim mi kanë dërguar. Mesazhin po ta lexoj”,-tha deputeti i PD Luan Baci.

Pasi lexoi mesazhin e dërguar me emrin e Taulant Ballës, me të cili mësuesit janë njoftuar për mitingun që do të zhvillonte Partia Socialiste, Luan Baci ka shpjeguar se përse kjo gjë quhet presion ndaj mësuesve.

“Mësuesit që më kanë dërguar mua mesazhin janë mbështetës dhe janë në strukturat e partisë demokratike. Problemi ku është? Drejtoria arsimore merr databazën e mësuesve, jep numrat e telefonave, ngre sistem duke paguar te Vodafoni dhe nisin mesazhe në bllok të gjithë mësuesve.

Në fund fare nuk ta ka borxh askujt që t’i dërgohet një sms pa qenë pjesë e strukturave të tua apo pa qenë mbështetësi yt. Mësuesve  u bëhet kjo gjë në formë presioni. Detyrohen të shkojnë të ulen të gjithë bashkë që të shikojnë kush shkoi e kush nuk shkoi se ndryshe do u shikohen pikët, ecuria e nxënësve, transferimi në një shkollë tjetër”,-tha Luan Baçi.

 

Të fundit