Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon ish deputeti: Ky kryebashkiak ka audio-përgjim të ngjashëm me Safet Gjicin

 Denoncon ish deputeti: Ky kryebashkiak ka audio-përgjim të

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka bërë denoncim të fortë kundrejt kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Duke folur në studion e Panorama TV, ai ka deklaruar se ekziston një audio përgjim i kryebashkiakut, i ngjashëm me skandalin seksual të ish kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

“Di që kjo po ndodh. Kur  ndodh në qeveri ndodh në të gjitha institucionet edhe të pushtetit lokal. Edhe rasti i Kuçovës është me audio. Nuk është me figurë.

Është shpërndarë në të gjitha rrjetet. Nuk mund të duket ndonjë habi e madhe. Fati i Ramës është çarja e opozitës dhe rrëmbim9i i vulës me drejtësi. Sado lekë dhe tenderua të bënin, përballja do të ishte më dinjitoze. Dy organizatat që unë i besoj janë Komisioni i Venecias dhe OSBE. OSBE ishte katër herë në Kuçovë. Kam besim se do të sjellë konkluzionet më të nxira për të këto zgjedhje në gjithë historinë e Shqipërisë.

Ka audio përgjim në zyrë si Safet Gjici. Por nuk e ka me figurë. E di gjithë Kuçova këtë histori. Ka kohë që bëhet jo vetëm një muaj para zgjedhjeve. Këta tallen me taksat e qytetarëve. Kuçova është bashki e madhe por janë tallur”, deklaroi ai.

Të fundit