Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon kreu i PD Kurbin: Po qarkullojnë mjete me armë, mjafton të kenë logon e PS

Denoncon kreu i PD Kurbin: Po qarkullojnë mjete me armë, mjafton

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Kurbin, Gjovalin Laska denoncon se po qarkullojnë lirshëm automjete me armë që janë të pajisura me logon e PS.

Në një prononcim në media, ai akuzoi edhe të deleguarin politik të PS-së në qarkun e Lezhës, Ulsi Manja se po ushtron ndaj qytetarëve.

“Ministri i Drejtësisë ka sjellë të gjithë drejtorët dhe po i merr peng qytetarët e Kurbinit, duke i dërguar tek një lokal për t’u bërë presion çdo ditë. Gjithashtu, dua të bëj publike kanë filluar të mbledhin të gjitha kartat e punonjësve dhe familjarëve të tyre duke i mbajtur peng për ditën e zgjedhjeve që të votojnë sipas dëshirës së atyre dhe jo atë që duan qytetarët.

Edhe zyra arsimor po bën masakër, po thërret të gjithë mësuesit që t;i vendosë në rresht sepse është vegël e kryetares së bashkisë.

Kërkoj që Ministria e Rendit së bashku me Policinë  e Shtetit në Kurbin po qarkullojnë automjete me armë. Mjafton të kenë siglën e PS dhe qarkullojnë me armë lirshëm. Iu mbushet makina me naftë nga paratë e qytetarëve të Kurbit.

Qytetarëve po u vidhet vota, duyhet të jeni të qetë dhe të merrni pjesë masivisht në qendrat e votimit dhe të votoni kundra Majlinda Carës dhe Ulsi Patates, do marrë të njëjtën përgjigje më 14 maj. Nuk mund të talleni me lekët e tërmetit”, tha Laska.

 

Të fundit