Flash News
U gjet i pajetë në banesë, policia: I moshuari në Zall-Bastar është vrarë
Vodhën picerinë në Durrës, përfundon në pranga 24-vjeçari
Gjykata dënon me 5 vite burg kreun e Njësisë Administrative në Lezhë, për kultivim kanabisi
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Denoncon Meta: Qeveria përdor 76 mln euro nga skema e pensioneve për të larë borxhet
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka denoncuar qeverinë Rama se po përdor 76 milionë euro që janë grumbulluar nga skema e pensioneve do të përdoren për të larë borxhet e qeverisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se këto para do të shkojnë përsëri tek PPP-të.
"76 milionë Euro që janë grumbulluar nga skema e pensioneve do të përdoren për të larë borxhet e qeverisë, e cila dihet që vjedh me inceneratorë fantazëm që nuk ekzistojnë, me rrugët e florinjta që shemben si ajo që ka bllokuar dhe qarkullimin midis Korçës dhe Ersekës, me PPP-të e pafundme shumica e të cilave janë nën hetim dhe me tendera sekretë.
Në vend që këto para, të cilat janë grumbulluar nga skema e pensioneve, të përdoreshin për rritjen e pensioneve dhe për të mbështetur pensionistët për mbulimin e shpenzimeve të tyre më jetike për ushqimet dhe për ilaçet, ato do të shkojnë përsëri tek PPP-të.
Vetëm një Qeveri e papërgjegjshme ndaj kategorive më të vuajtura dhe vulnerabël të shoqërisë, mund të përdorë fondet e pensioneve për të shlyer borxhet e PPP-ve", shkruan Meta në Fb.