Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon PD: Bashkia e Tiranës nis shtrimin e asfaltit elektoral, bie ndesh me Kodin Zgjedhor; policia nuk merr masa

Denoncon PD: Bashkia e Tiranës nis shtrimin e asfaltit elektoral, bie ndesh

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Bashkia e Tiranës ka nxjerrë në terren punëtorët për të shtruar asfaltin elektoral. Rastin e ka denoncuar Lisandër Hoxha, në Njësinë Nr. 4 të kryeqytetit.

Në një video live, Hoxha shprehet se në kundërshtim me përcaktimet e Kodit Zgjedhor, bashkia shtron rrugët me asfalt kur qartazi është përcaktuar se deri më 11 janar, kanë të drejtë të kryejnë punime.

“Asfalti elektoral para zgjedhjeve bashkia Tiranë pa shkresë pa dokument, absolutisht për t’u tallur me njerëzit. Kur kodi zgjedhor thotë deri më datën 11 janar kanë të drejtë, pas kësaj date duhet njoftuar KQZ-ja 5 ditë para për të marrë këtë vendim. Është njoftuar policia e Shtetit, presim të zbatojë detyrat sipas ligjit”, tha Hoxha në video.

Efektivët pretenduan se nuk mund të ndërhyjnë në punët e bashkisë, ndërsa Hoxha i bëri me dije se denoncimin do ta depozitojë në SPAK, pasi vetë Prokuroria e Posaçme ka ngritur struktura për të monitoruar shkeljet në prag të 11 majit.

“Unë kallëzimin do ta bëj në SPAK, nuk do ta bëj në komisariat. Sepse ka një organizëm të ngritur për zgjedhjet. Bashkë me këtë filmim do ta paraqes në SPAK dhe përgjegjësit do të shkojnë në burg”, u shpreh Hoxha.

Të fundit