Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon Sekretarja e PD: Bashkia Durrës po kthen pronat private në publike, nuk vë në dijeni as pronarët

Denoncon Sekretarja e PD: Bashkia Durrës po kthen pronat private në

Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun në PD, Jola Hysaj ka denoncuar Bashkinë Durrës se po kthen pronat private në publike, madje pa vënë në dijeni as pronarët.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se rastet konkrete kanë ndodhur me rikualifikimin e lagjes 13 dhe lagjes 6.

Postimi i plotë:

Bir Selman I nënës kë të qaj më parë!

Ndërsa Jorgo Goro pronat shtetëror I privatizonte dhe dërgonte dosjet për investitor strategjik burra ministreshash,

Bashkia  e  Durrësit pronat private I kthen në publike.

Madje madje dhe në lulishte, pa I vënë në dijeni pronarët.

Pyetjet kanë të bëjnë me “Rikualifikimin e lagjes 13 dhe lagjes 6”.

Për lagjen 6 më lindin pyetjet:

A ka pasur dëgjesa qytetare?

A e kalon fondi I rikualifikimit vlerën e pronës?

A po dhunohet e drejta e pronës private?

A po shkelet ligji?

Apo është çështje patronazhistesh?

Ah kur kërkohet vendimi 150 I Këshillit Bashkiak I vitit 2022  nuk na hapet faqja, Cila është arsyeja?

 

 

Të fundit