All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Denoncon Silvi Bardhi: Votuesit po marrin fletë votimi me shenjë, drejtoresha e Veliajt po kërcënon komisionerët

All - Paragraf - 1

Denoncon Silvi Bardhi: Votuesit po marrin fletë votimi me shenjë,

Zëdhënësja demokrate për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi ka denoncuar në media se qytetarët po intimidohen dhe po orientohen për votën e tyre.

All - Paragraf - 3

Ajo tha për mediat se votuesit po marrin fletë votimi me shenjë, ndaj i ka bërë thirrje KQZ-së dhe Policisë së Shtetit që të ndërhyjë.

Ajo denoncon për prezencë të njerëzve që nuk janë as votues e as pjesë e procesit, që sipas saj, po ushtrojnë presion qytetarëve.

“Ka një prezence të pajustifikuar njerëzish këtu, që nuk janë as votues, as pjesë e procesit. Janë thjesht në rolin për të bërë presion, e ndikuar votuesit. Po ashtu, kemi informacion se drejtoresha e Veliajt, Zhaneta Beqiri, po kërcënon komisionerët e opozitës tek Shkolla “Luigj Gurakuqi”.

I kërkojmë KQZ-së dhe Policisë së Shtetit të ndërhyjë menjëherë, e të sjellin normalitetin tek këto qendër votimi. Kemi raportime për fshirje të bojës, ose për vendosje shenjash në fletë votimi të atyre që njihet si votues demokratë.

Shkelje të rënda dhe këto, për të cilat KQZ duhet të marrë masa.  I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të mos ndikohen nga këto tentativa të Riindjes, opozita do të ruajë çdo votë, do të garantojë vullnetin e lirë të çdo qytetari. Dilni dhe votoni masivisht”, tha Bardhi.

Të fundit