Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon Spahia: Bandat në Shkodër po kërcënojnë qytetarët dhe njerëzit e PD

Denoncon Spahia: Bandat në Shkodër po kërcënojnë

Kandidati i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar situatën që po ndodh në Shkodër gjatë ditëve të fundit të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

I ftuar në Syri tv, Saphia u shpreh se, bandat kanë nisur sërish që të kërcënojnë qytetarët në Shkodër, me anë të telefonatave dhe takimeve. Sipas tij, po kërcënohen gjithashtu edhe njerëzit e PD-së në këtë qytet, komisionerët apo dhe zyrtarë të tjera.

Shumë shpejt, kemi bindjen absolute se shqiptarët do të zgjedhin për ndryshime të mëdha në këtë vend.

Fatkeqësia e madhe është simbioza, lidhja e ngushtë që është krijuar mes shtetit që shfryëzon krimin e organizuar dhe e përdor dhe në fushata elektorale.

Zgjedhjet e dy viteve të kaluara, ishin shëmbëlltyra e një batërdie elektorale, që veç votime nuk mund të quheshin. Kishim prezentë të krimit të organizuar të paktën 4 muaj përpara datës së zgjedhjeve, ku thërrsnin me listë, persona me influencë të zonave të ndryshme, i kërcënonin ose i blenin me para, në mënyrë që të tjetërsonin vullnetin e qytetarëve.

Pastaj ditën e zgjedhjeve, parakalimi i bandave nga qendra në qendër votimi.

Fatkeqësia e madhe është se ka filluar edhe sot, intimidimi, kërcënimi i rëndë i strukturave kriminale, krimit të organizuar, bandave ndaj njerëzve të PD, komisionerëve etj.

E realizojnë nëpërmjet telefonave, përfaqësuesve të tyre në terren dhe gjëja e trishtë është se strukturat e shtetit edhe ai SPAK-u i famshëm nuk po vepron për ta frenuar këtë fenomen tejet shkatërruar për procesin zgjedhor.

Ne do bëjmë gjithçka për ta frenuar si fenomen, por edhe për ta dokumentuar. Edhe krijimi i asaj Task Force, është prej denoncimeve dhe fakteve të ofruara nga PD’, tha ndër të tjera, Bardh Spahia 

Të fundit