All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet, denoncon Vangjel Tavo: Në Gjirokastër kanë ofruar 500 euro në këmbim të kartave të ID

Zgjedhjet, denoncon Vangjel Tavo: Në Gjirokastër kanë ofruar 500
Vangjel Tavo
All - Paragraf - 1

Kandidati i LSI për deputet në Gjirokastër, Vangjel Tavo denoncon se njerëzve në këtë qark u kanë ofruar 500 euro në këmbim të kartave të identitetit që mos të shkojnë të votojnë në 25 prill.

I ftuar në Zonë e Lirë, Tavo thotë se po ashtu se ka fakte se sa llogari janë hapur në një bankë në Gjirokastër për të mbledhur paratë e drogës.

All - Paragraf - 3

Njerëzit më kanë thënë që në këmbim të kartave që mos të shkojnë të votojnë do i japin 500 euro. Një gjë është e sigurt, që ato që kanë ndodhur të harrohen.

Ata mendojnë që i gjithë administrata do votojë për ta, ata mendojë se të gjithë janë të kënaqur nga Rilindja, mendojnë se duke riaktivizuar të gjithë rrjetën e njerëzve që kanë qenë të lidhur me njerëzit e drogës, do intimidojnë njerëzit në Gjirokastër, nuk do e arrijë.

Opozita në këto momente është e gatshme të përballojë çdo sfidë të rilindjes. Unë kam fakte se sa llogari janë hapur në një bankë në Gjirokastër për të mbledhur paratë e drogës.

Unë kam emra dhe llogari, jemi duke monitoruar të gjithë situatën. Rilindja mposhtet nga vota popullore”, tha Vangjel Tavo.  

Të fundit