Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon Zhulali: Ka presion ndaj nëpunësve për të marrë pjesë në fushatë dhe për të votuar

Denoncon Zhulali: Ka presion ndaj nëpunësve për të

Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali ka denoncuar se po keqpërdoren burimet shtetërore për qëllime politike.

Në rrjetet sociale, ajo shkruan se ka raportime për konfiskim të dokumenteve të identifikimit, apo  shembuj të institucioneve të tilla si Byroja Kundër Korrupsionit e sapokrijuar që u instrumentalizuan për qëllime politike gjatë fushatës. 

“Edhe kësaj here pati raportime për keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe administratës në favor të partisë në pushtet, u ushtrua presion ndaj nëpunësve civilë për të marrë pjesë në aktivitete të fushatës dhe për të votuar.

Nga bashkëbisedues të ndryshëm u lajmëruam për konfiskim të dokumenteve të identifikimit. Pati shembuj të institucioneve të tilla si Byroja Kundër Korrupsionit e sapokrijuar që u instrumentalizuan për qëllime politike gjatë fushatës. Të gjitha masat e mësipërme të marra së bashku japin një pamje të qartë të një skeme të sofistikuar, të përhapur dhe të mirë-orkestruar.
Zgjedhjet demokratike janë një e drejtë themelore dhe marrja e hapave ligjorë për të ndaluar regjistrimin e partive opozitare janë të papranueshme për një demokraci.”
Kjo është pjesë e deklaratës së Parlamentit Europian për zgjedhjet e sapozhvilluara në GJEORGJI!
Për çdo ngjashmëri mes skemave të përdorura, mund të pyesni Edi Ramën", shkruan ajo. 

Të fundit