Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon Zhupa: Zyra elektorale e PS në Delvinë shkel legjislacionin elektoral, komisioneri ta mbyllë

Denoncon Zhupa: Zyra elektorale e PS në Delvinë shkel legjislacionin

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar zyrat elektorale të PS-së në Delvinë.

Përmes një deklarate, Zhupa tha se zyrat e PS kanë shkelur legjislacionin zgjedhor dhe udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve duke hapur një zyrë elektorale jo më pak se 50 metra larg KZAZ-së, kur ligji përcakton se distanca duhet të jetë të paktën 300 metra larg.

Demokratja i bëri thirrje Komisionerit Shtetëror të marrë masa.

“Ndodhem në qytetin e Delvinës, këtu janë ambientet e KZAZ-së për Bashkinë e Delvinës.

Sipas legjislacionit zgjedhor çdo zyrë elektorale do të duhet të ketë një distancë të paktën 300 metra larg KZAZ-së dhe larg qendrave të votimit.

Në këtë ambient do të jetë KZAZ-ja siç është aktualisht, dhe do të jenë edhe 2 qendra votimi në ditën e zgjedhjeve.

Partia Socialiste, kandidatët e saj të listës së hapur, kanë shkelur legjislacionin zgjedhor dhe udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve duke hapur një zyrë elektorale jo më pak se 50 metra larg KZAZ-së.

Pra sapo zbret shkallët e KZAZ-së t`i ke propagandën e Partisë Socialiste që pret votuesit ditën e zgjedhjeve apo administratën zgjedhore gjatë punës së tyre në KZAZ.

Kjo është e ndaluar nga ligji dhe i kërkojmë Komisionerit Shtetëror që menjëherë të marrë masat për mbylljen e kësaj zyre elektorale në qytetin e Delvinës”, deklaroi Zhupa.

Të fundit