Flash News

Ditari i Opozitës

Depozitoi kallëzim në SPAK për gjobat, Kalaja: Krim zgjedhor, çorba është gatuar në dhjetor 2024

Depozitoi kallëzim në SPAK për gjobat, Kalaja: Krim zgjedhor,

Kandidati për deputet i PD në Durrës, Aulon Kalaja depozitoi në SPAK kallëzim penal për faljen e gjobave vetëm dy ditë para zgjedhjeve.

Kalaja e cilësoi këtë vendim si shkelje të ligjit dhe shpërdorim detyre.

"I jam drejtuar SPAK sot me kallëzim penal për faljen e gjobave nga Këshilli i Ministrave. Besoj se është shpërdoruar detyra nga Këshilli i Ministrave. Në atë mbledhje, nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Edi Rama, siç bën në këto raste. Ligji përcakton se deri në 4 muaj para zgjedhjeve nuk mund të marrësh vendime të tilla.

Unë jam pro faljes së gjobave, por nuk mund ta bësh dy ditë para zgjedhjeve. SPAK ta hetojë këtë rast, për të dërguar para drejtësisë ata që kanë bërë krim zgjedhor. Çorba është gatuar në dhjetor 2024, por vendimi ka qenë më 9 maj dhe besoj se kjo ka ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje. Gjobat e mëdha në këto kohë janë për të kompensuar gjobat që janë falur", tha Kalaja.

 

Të fundit