Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët drejt Gjermanisë për Euro 2024? Bardhi-Felajt: Tregoni pse u zhvendos seanca sot

Deputetët drejt Gjermanisë për Euro 2024? Bardhi-Felajt: Tregoni

Kreu i grupit PD-së, Gazment Bardhi tha se arsyeja e ditës së seancës plenare është banale. Ai u shpreh se nëse arsyeja pse senca u mbajt ditën e sotme është se deputete do të nisen drejt Gjermanisë për nisjen e Euro 2024, është e turpshme.

Bardhi: Së pari sot është e mërkurë. Dhe ju keni vendosur ta trajtoni si dyqanin personal. Në cilësinë e drejtueses së seancës duhet t’i shpjegoni qytetarëve se pse është vendosur seanca plenare nga dita e enjte që është një rregull i shkruar, për të mërkurën. Ju keni detyrimin sepse keni marrë një vendim të njëanshëm pa u konsultuar me opozitën. Nëse është ajo arsyeja që është publikuar në media, është një akt i turpshëm dhe ne distancohemi nga ajo arsye banale që zhvendos Kuvendin e Shqipërisë.

Së dyti, një grup deputetësh anëtar të PD kanë paraqitur një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama që lidhet me fondet publike. Sipas Kushtetutës dhe rregullores kërkesa nëse firmoset nga 7 deputetë përfshihet si pikë e parë. Jemi njohur me një përgjigje banale të kryetares së Kuvendit që një kërkesë të deputetëve për t’i kërkuar llogari kryeministrit na i cilësojnë si cenim të nderit dhe dinjitetit të Kryeministrit.

Të fundit