Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët e Berishës 'braktisin' Kuvendin, Noka: Kush do pengun në krye të opozitës, e ka gabim

Deputetët e Berishës 'braktisin' Kuvendin, Noka: Kush do

Deputetët demokratë të shkarkuar nga Lulzim Basha, kanë kërkuar në seancën e parë plenare të Kuvendit për këtë vit, që kryeparlamentarja Lindita Nikolla të mos pranojë vendimet e Bashës për shkarkimin e tyre nga grupi parlamentar dhe komisionet.

Pas debateve, deputeti Flamur Noka i shoqëruar edhe nga të tjerë, kanë braktisur sallën e Kuvendit. Në një dalje për mediet, Noka u shpreh se Kuvendit i është dërguar një etër me të gjitha vendimet e marra më 11 dhjetor, duke paralajmëruar se "kushdo që do të emërojë pengun në krye të opozitës, e ka gabim."

"Ne ju bëjmë me dije shqiptarëve se ata sot kanë opozitë dhe kanë deputetët e tyre që do të përballen me regjimin. Ne i kemi dorëzuar një shkresë Kuvendit më datë 23 dhjetor. Institucioni legjitim i dalë nga Kuvendi i PD-së më 11 dhjetor i dërgon një letër kryetares së Kuvendit për gjithçka ndodhi dhe vendimet që u morën në atë Kuvend. Kush do që ta emërojë pengun në krye të opozitës e ka gabim", tha Noka.

Kujtojmë se Noka bashkë me Bylykbashin, Spahon, Shehun dhe Këlliçin, kanë 'sulmuar' kryeparlamentaren Lindita Nikolla duke i kërkuar të mos pranojë vendimet e Bashës.

Të fundit