Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët e Forza Italia mbështesin lirimin e Sali Berishës: Një hap drejt drejtësisë dhe demokracisë

Deputetët e Forza Italia mbështesin lirimin e Sali Berishës:
Kryetari i Partisë Demokratike, dega Romë, Bardhok Doda, ka publikuar një reagim të deputetëve të partisë italiane Forza Italia, Erica Mazzetti dhe Alessandro Battilocchio, në lidhje me lirimin nga arresti shtëpiak të liderit demokrat Sali Berisha, pas 11 muajsh në izolim. Deputetët italianë e cilësuan këtë vendim si një hap të rëndësishëm drejt rivendosjes së drejtësisë.

Në deklaratën e tyre, Mazzetti dhe Battilocchio kritikuan zgjatjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj Berishës, pa një dënim të formuar, por vetëm me akuza për korrupsion, duke e konsideruar situatën një shkelje të parimeve themelore të drejtësisë dhe demokracisë.


Deputetët italianë vlerësuan rolin e Berishës në procesin e demokratizimit të Shqipërisë dhe bashkëpunimin e tij me presidentin italian të ndjerë, Silvio Berlusconi.

Berisha ka bërë shumë për Shqipërinë, duke thyer izolimin që diktatura kishte imponuar dhe duke hapur rrugën drejt një ekonomie të lirë dhe një demokracie më efikase. Megjithëse ende mbetet shumë për t’u bërë, Italia do të vazhdojë të mbështesë miqtë tanë shqiptarë,” deklaruan deputetët.


Sipas Mazzetti dhe Battilocchio, vendimi i GJKKO për lirimin e Berishës rikthen një gjendje të së drejtës, e cila ishte dëmtuar rëndë. Ata theksuan se mbrojtja e të drejtave të individëve dhe angazhimi i opozitës në proceset demokratike janë thelbësore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Pjesëmarrja e opozitës dhe mbrojtja e të drejtave janë shtylla për anëtarësimin në BE, një objektiv që është gjithnjë e më pranë Shqipërisë, mikut dhe aleatit tonë natyral,” përfundon deklarata e përbashkët e deputetëve të Forza Italia.

Të fundit