Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët e opozitës bllokojnë ministrin Mete të futet në mbledhjen, shihni çfarë ndodh jashtë sallës

Deputetët e opozitës bllokojnë ministrin Mete të futet

Opozita ka paralajmëruar prej ditësh qe nuk do të lejojë zhvillimin normal të komisioneve. Mesa duket një skenar të tillë kanë menduar dhe për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Ndonëse disa prej deputetëve të opozitës, u përjashtuan dje nga punimet në Kuvend, ata nuk janë tërhequr dhe po tentojnë që të hyjnë sot në mbledhje, siç është kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi apo dhe Flamur Noka.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për Politiko.al, një vazo me lule është rrëzuar në hyrje të sallës ku do të mbahet Konferenca e Kryetarëve.

Deputetët e opozitës bllokojnë ministrin Mete të futet

Po ashtu mësohet se deputetët e PD-se nuk kanë lejuar ministrin e Financave, Ervin Mete që të futet në mbledhje.

Të fundit