Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët e opozitës takim me raporterët e KE, Mediu: Pushteti absolut i kryeministrit po rrënon parlamentin

Deputetët e opozitës takim me raporterët e KE, Mediu: Pushteti

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i shoqëruar nga deputetët Tedi Blushi dhe Vangjel Dule u takuan me raporterët për Shqipërinë në Këshillin e Europës, Ionut-Marian Stroe dhe Pavel Jablonski.

Në rrjetet sociale, Mediu shkruan se gjatë takimit u diskutuan shqetësimet e Këshillit të Europës për funksionimin e institucioneve në Shqipëri, mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nevojën për një sistem drejtësie të pavarur, si dhe ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Sot në zyrat e Kuvendit bashkë me kolegët Dule dhe Blushi zhvilluam një takim me raporterët për Shqipërinë në komisjonin e monitorimit në Këshillin e Europës, z Ionut-Marian Stroe dhe z Pavel Jablonski.

Në këtë takim u diskutuan shqetësimet e Këshillit të Europës për mungesën e ligjit dhe funksionimin e institucioneve, mungesa e zgjedhje të lira dhe të ndershme, nevoja për drejtësi të pavarur, ndikimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri si dhe kontrolli i medias.

Gjatë takimit theksova se në Shqipëri kemi pushtetin absolut të kryeministrit në shkelje të kushtetutës dhe ligjit dhe rrënimit të parlamentarizmit.
Lidhja e qeverisë me krimin e organizuar dhe korrupsionin është një realitet i diktuar nga qeveria, e cila i përdor për të ndikuar dhe manipuluar zgjedhjet, sic eshte provuar dhe nga vëzhguesit e Këshillit të Europës në zgjedhjet parlamentare dhe raporti i OSBE/ODHIR

Qeveria ka përdorur drejtësinë kundër liderëve të opozitës për qëllime politike dhe elktorale dhe shkatërruar opozitarizmin”, u shpreh Mediu.

Të fundit