Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët e PD informojnë Komisionerin e Zgjerimit, Várhelyi: Shqipëria e ka jetike të rikthehet në shinat e shtetit ligjor

Deputetët e PD informojnë Komisionerin e Zgjerimit, Várhelyi:

Deputetët e Partisë Demokratike u takuan sot nè Strasburg edhe me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi njofton se gjatë diskutimit më të e kanë informuar mbi arsyet e vizitës dhe situatën politike në Shqipëri.

Sipas Bardhit, ai u informua se integrimi europian është aspiratë e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë dhe duhet të vazhdojë pavarësisht pengesave.

Postimi i plotë:

Në Parlamentin Europian, ishte për raportim edhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin z. Olivér Várhelyi, të cilin patëm mundësi ta informojmë shkurtimisht për arsyet e vizitës tonë në PE dhe situatën politike në Shqipëri.

Duke mbështetur plotësisht procesin e integrimit dhe duke e falënderuar për gjithë punën që ka bërë që procesi të shkojë përpara, pavarësisht se për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria është larguar edhe më shumë nga vlerat europiane në qeverisje, bashkëndamë mendimin se integrimi europian është aspiratë e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë dhe duhet të vazhdojë pavarësisht pengesave.

Shqipëria e ka jetike që të rikthehet në shinat e shtetit ligjor dhe demokratik, që nuk përndjek e burgos opozitën, që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe ku qeverisja nuk diktohet nga krimi i organizuar. Vetëm kështu e ardhmja europiane është e sigurtë dhe e shpejtë.

Të fundit