Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët e PD kërkojnë ta shkarkojnë nga komisioni i Medias, reagon Flutura Açka

Deputetët e PD kërkojnë ta shkarkojnë nga komisioni i

Kryetarja e komisionit të Medias, deputetja e PD, Flutura Açka ishte sot pjesë e debatit të grupit parlamentar demokrat, pasi shumica kërkuan ta shkarkojnë nga kjo detyrë, me argumentin se ajo nuk po bën opozitë.

Në një reagim për A2 CNN ajo tha se ata që e kanë shkarkuar duan të zënë vendin e saj prej kohësh.

Ata që e kanë kërkuar kanë kohë që e vuajnë vendin tim. Por e dinë edhe vetë, nuk kanë bërë opozitë më shumë se unë. Në kemi një matës për performancën tonë politike: shqiptarët. Ata gjykojnë më drejt se një tufë interesaxhinjsh pa moral”, u shpreh ajo.

Në mbështetje të Açkës ka dalë edhe deputetit demokrat Kreshnik Çollaku, sipas të cilit ajo i bën nder opozitës dhe Partisë Demokratike.

“Flutura Açka i bën nder Opozitës dhe Partisë Demokratike. Një kolege si Flutura Açka është krenari e privilegj ta kesh në krah. Çdo insinuatë ndaj Flutura Açkës është provokim mediokër e sektar. Modeli i opozitarit me dinjitet, integritet dhe plot qytetari si Flutura Açka është kaq i rrallë këto kohë, dhe po aq i vyer për t’u ruajtur”, shkruan Çollaku.

Sakaq, Gazment Bardhi ka kërkuar prej deputetëve mirëkuptim, duke thënë se nuk do merret asnjë vendim lidhur me këtë kërkesë pasi jepet mesazh i gabuar. Sipas tij duhet që të punohet për bashkim dhe jo për përçarje mes demokratëve.

Të fundit