Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët e PD-së shpalosin një banderolë në Kuvend, ironizojnë qeverinë

Deputetët e PD-së shpalosin një banderolë në Kuvend,

Dy deputetët e PD-së Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula kanë shpalosur në seancë plenare një banderolë, ku kanë ironizuar qeverinë duke i dhënë një “medalje ari”.

Teksa e cilësojnë si ‘qeveria e borxhit’, në banderolën e deputetëve shkruhej se gjatë viteve të qeverisjes Rama janë nënshkruar 58 marrëveshje borxhi, ndërsa shifra ka shkuar në 5.4 miliardë euro.

Pas shpalosjes së kësaj banderole, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka kërkuar që të hiqet banderola: Mbetje që ndot parlamentin!

Deputetët e PD-së shpalosin një banderolë në Kuvend,

Të fundit