Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët e PD-së takohen me komisionerin për Shqipërinë në PE: PS po mbron Ballukun

Deputetët e PD-së takohen me komisionerin për

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputetja Jorida Tabaku dhe deputeti Ivi Kaso zhvilluan një takim me raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e opozitës paraqitën shqetësimet e tyre lidhur me situatën politike dhe institucionale në vend, duke u ndalur te funksionimi i Kuvendit dhe proceset që lidhen me drejtësinë.

Një nga çështjet e diskutuara ishte mosshqyrtimi i mandatit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Sipas deputetëve të Partisë Demokratike, kjo çështje po mbahet në Këshillin e Mandateve përmes votave të shumicës socialiste, duke penguar rolin kushtetues të Kuvendit dhe duke ndikuar në proceset e drejtësisë, përfshirë SPAK-un.

“Një ndër çështjet kryesore të diskutuara ishte bllokimi i shqyrtimit të mandatit të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, znj. Belinda Balluku. Kjo çështje po mbahet peng në Keshillin e Mandateve përmes votave të shumicës socialiste, duke penguar rolin kushtetues të Kuvendit dhe duke ndërhyrë në proceset e pavarura të drejtësisë, përfshirë SPAK-un.

Gjithashtu, paraqitëm shqetësimim për mbylljen sistematike të hapësirave për opozitën në Kuvendin e Shqipërisë. Theksuam se ndërprerja e fjalës së opozitës gjatë seancave plenare është kthyer në praktikë të zakonshme, ndërsa mekanizmat parlamentarë për kontrollin e qeverisë janë dobësuar ndjeshëm ose janë bërë jofunksionalë.”, shkruan Bardhi.

Të fundit