Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët i kërkojnë dorëheqjen, Basha mbledh sërish grupin parlamentar

Deputetët i kërkojnë dorëheqjen, Basha mbledh sërish

Kryedemokrati do të mbledhë sërish grupin parlamentar, teksa një pjesë e konsiderueshme e deputetëve po i kërkon dorëheqjen.

Mbledhja do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 11.00. Gjithashtu pritet të mblidhet edhe Kryesia e partisë.

Pas humbjes së thellë në zgjedhje, Basha mblodhi deputetët, të cilët i kërkuan të mbajë përgjegjësi personale për rezultatin. Më pas, ai mblodhi Kolegjin e Kryetarëve, ku u braktis nga gjysma e kryetarëve të degëve të PD-së.

Ndërsa fillimisht u prononcua duke thënë se nuk ka humbur asnjë garë në jetë, deklaratë që ngjalli shumë reagime, sot u duk sikur kishte bërë një hap pas, teksa tha se ishte i gatshëm të bënte çdo gjë për Partinë Demokratike.

 

Të fundit