Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti: Basha në Fier i shoqëruar nga forcat speciale, nën mbrojtjen e Edi Ramës!

Deputeti: Basha në Fier i shoqëruar nga forcat speciale, nën

Deputeti demokrat Luan Baçi thotë se kryedemokrati Lulzim Basha ishte i shoqëruar gjatë mbërritjes në Fier nga forcat speciale. Ai i drejtohet Bashës, duke i thënë se nga kush po të mbron kryeministri Edi Rama, duke shtuar se demokratët e kanë mbështetur gjithmonë.

Baçi i kujton Bashës se demokratët që protestuan sot kundër vizitës së tij në Fier janë ata që kanë dalë në protestat kundër qeverisë, që janë ndaluar për shkak se kanë protestuar dhe që kërkuan të hynin në selinë blu më 8 janar.

Deputeti, i cili ka dalë në mbështetje të ish-liderit Sali Berisha i kërkon Bashës t'i bindet vullnetit të demokratëve që votuan pro shkarkimit të tij.

"Basha ne Fier, i shoqeruar nga forcat speciale, nen mbrojtjen e Edi Rames! Po nga kush te mbron Rama z Basha? Nga demokratet, qe te kane mbeshtetur me vite te tera?

Jane po te njejtet, qe kane qene para kryeministrise, jane ata, qe mbyte me gaz, para shtepise tone ne 6 Janar, jane ata, qe kane perballuar vete, te gjitha fushatat, me financat e tyre, me kontributin e tyre, me kohen e tyre, jane ata, qe me pare i mbyste Rama me gaz dhe tani i mbyt ti!"-shkruan ndër të tjera Baçi.

Të fundit