Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti demokrat: Basha i paaftë edhe dashakeqas, dëmtoi PD

Deputeti demokrat: Basha i paaftë edhe dashakeqas, dëmtoi PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi komentoi vendimin e gjykatës për vulën e Partisë Demokratike.

Në News 24, Baçi tha se ish kryetari i PD, Lulzim Basha jo vetëm është i paaftë, por edhe dashakeqas, sepse përpara se Gjykata të jepte vendimin lidhur me vulën e PD, ai dhe grupimi i tij shpreheshin se do të respektonin vendimin cilido që të ishte ai.

"Deri më tani pra para vendimit të Gjykatës për PD, ja kisha lënë fajin paaftësisë, por me lëvizjet e fundit e shoh edhe dashakeqas Bashën.

Pa u shpallur vendimi, Basha dhe grupimi i tij shpreheshin se duhet ta respektojmë vendimin e Gjykatës, cilido qoftë ai.

Por në momentin që Gjykata foli, Basha reagoi ndryshe edhe grupimi i tij ndryshoi qëndrim.

Por të nesërmen punëdhënësi u dha urdhër, pra Rama", u shpreh deputeti i PD. 

Të fundit