Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-deputeti demokrat kundër nismës së PD për uljen e TVSH-së: Krijon gropë fiskale

 Ish-deputeti demokrat kundër nismës së PD për uljen e

Ish zv/ ministër i Financave dhe ish-deputeti i PD, Sheferedin Shehu është shprehur kundër propozimit të PD për uljen e TVSH-së nga 20 në 6% për produktet e shportës.

Në një intervistë për ABC, Shehu nën cilësinë e ekspertit të ekonomisë, thotë se ka qenë dhe vazhdon që të jetë kundër kësaj nisme, sepse sipas tij krijon gropë fiskale.

Unë kam qenë një nga ata luftëtarët për të mos u bërë, pasi ishte në programin e 2005 për të ulur normën dhe Berisha pati mirëkuptimin dhe bëmë ulje të dukshme të tatimeve, mbi fitimin dhe të ardhurat personale, rritëm në mënyrë indirekte pagat dhe nuk e bëmë. Unë i qëndroj si ekspert.

Favoret dhe përjashtimet krijojnë gropa fiskale. Ti ke mekanizma të tjerë buxhetorë, përse merresh me akciza apo makinacione të tjera. Për ushqimet nuk ka nevojë, jepu ndihmë ekonomike, rishiko skemën e ndihmës ekonomike” tha ai.

 

 

Të fundit