Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti demokrat njofton "Foltoren" e radhës së Berishës

Deputeti demokrat njofton "Foltoren" e radhës së

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë të premten e 15 tetorit në Korçë për të mbajtur "Foltoren" e radhës. Lajmin e ka bërë me dije deputeti demokrat Edmond Spaho përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ftuar demokratët që të marrin pjesë.

Kujtojmë që Spaho si dhe shumë demokratë të tjerë ka dalë në krah të Berishës. Më herët, Berisha është takuar me demokratët e Tiranës, Elbasanit Durrësit, Fierit, Vlorës dhe Shkodrës.

Ky tur takimesh nisi pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD. Duke e cilësuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha nul dhe duke duke hedhur akuza për pazare politike mes këtij të fundit dhe kryeministrit Edi Rama, Berisha vendosi të nisë aksionin politik.

Sipas tij, kjo lëvizje synon të rikthejë PD në "shina" dhe te vlerat e krijimit të saj. Në krah të Berishës, kanë dalë shumë demokratë.

Të fundit