Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti: Fermerë hapni sytë, po erdhi Rama dijeni se do iu grabisë tokën!

Deputeti: Fermerë hapni sytë, po erdhi Rama dijeni se do iu

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili iu bën thirrje fermerëve të kenë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve të kryeministrit Edi Rama. Ai e akuzon këtë të fundit se ka sy synim grabitjen e tokës së fermerëve. Kujtojmë që Rama ka paralajmëruar “supertaksim” për fermerët që e lënë tokën djerrë.

“Rama ben sikur organizon keto kohet e fundit takime me fermerē. Qellimi i vetem i Rames eshte qe si hijenë te pergadise opinionin, per grabitjen masive prej tij te tokes se fermereve, me gjoja shkakun qe te mos mbetet pa punuar duke nxjerre ligj dhe taksa shume te renda”, shton Vasili.

Deputeti thotë se qeverisë nuk i interesojnë fermerët, ndërsa e akuzon se po nxit shpopullimin e fshatrëve për të marrë tokat.

“Rames as qe ja ndjen fare per fermeret dhe as nuk ka asgje se cfare tu thote. Ai vetem i ka sakatuar dhe i ka bere fermeret qe te braktisin fshatin dhe te ikin jashte vendit.

E di i madh e i vogel se toka pa punuar mbetet vetem per shkak te Edi Rames. Ai me qellim e ka mbytur dhe asfiksuar bujqesine, qe ajo te falimentoje dhe me pas tja rrembeje token”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.

Të fundit