Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i Bundestagut gjerman mbështet Jorida Tabakun: Njeri kyç i marrëdhënieve mes vendeve tona

Deputeti i Bundestagut gjerman mbështet Jorida Tabakun: Njeri kyç i

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, ka dhënë një mesazh të fortë mbështetjeje për Jorida Tabakun në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Përshëndetjet e mia më të përzemërta shkojnë nga Berlini për Jorida Tabakun. Ajo është një mikeshë shumë e mirë dhe një pikë kyçe në marrëdhëniet gjermano-shqiptare”, tha Abraham.

Deputeti gjerman, i njohur për angazhimin e tij të vazhdueshëm në forcimin e lidhjeve të Gjermanisë me vendet e Ballkanit, veçanërisht me Shqipërinë dhe Kosovën, vlerësoi Tabakun si një urë të qëndrueshme bashkëpunimi.

 “Ajo ka qenë gjithmonë njeriu kyç i marrëdhënieve tona dhe prania e saj në Kuvend është e domosdoshme për të ardhmen e mirë të marrëdhënieve tona,” u shpreh ai.

Në fund të mesazhit të tij, Abraham i dha një mbështetje të qartë politike kandidaturës së Tabakut: “I uroj suksesin më të mundshëm në zgjedhje. Po të presim këtu në Berlin.”

Deklarata e Knut Abraham është një tjetër sinjal i qartë i mbështetjes që Jorida Tabaku gëzon në qarqet më të rëndësishme të politikës europiane, veçanërisht në Bundestag, ku marrëdhëniet me Shqipërinë janë trajtuar me seriozitet dhe partneritet strategjik.

Të fundit