Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i Fierit: Situata në Kraps po bëhet më e rrezikshme

Deputeti i Fierit: Situata në Kraps po bëhet më e rrezikshme

Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Luan Baçi ka reaguar sërish për situatën në Kreps të Fierit, i cili prej ditësh po përballet me flakët, ku zjarri tashmë ka shkrumbuar banesa dhe hektarë të tërë me pyje.

Baçi përmes rrjeteve sociale shprehet se situata në Kraps është e rrezikshme.

Situatë e rrezikshme ne Kraps, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri, Peleshi të dërgoj helikopterin “Cougar” që propagandonte para disa ditësh dhe na garantonte se situata ishte nën kontroll dhe nuk kishte rrezik!

Sot po vërtetohet e kundërta, situata është jashte kontrollit!

Ndiqeni videon deri në fund dhe dëgjoni banorët e shqetësuar!”, shprehet ligjvënësi demokrat.

E ndërsa Luan Baçi apelon për ndërhyrje nga ajri, raportohet se ka mbërritur dhe një helikopter “Cougar”, i cili do të vihet në punë për shuarjen e flakëve në Kraps.

Të fundit