Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i grupit të Alibeajt i bashkohet nismës së Berishës, pranon të bashkëpunojë për primaret

Deputeti i grupit të Alibeajt i bashkohet nismës së

Ish-kryetari i Bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati, i cili aktualisht mban mandatin e deputetit nuk i është bashkuar grupimit të Berishës.

Sipas Panorama, ndryshe nga disa prej kolegëve të tij që janë në grupimin e Alibeajt, ai do të bashkëpunojë me grupimin e Berishës për të zhvilluar primaret në degën e Devollit në mënyrë që kandidati i PD-së në atë bashki të dalë nga procesi i primareve.

Bledion Nallbati ishte dje në selinë blu të Partisë Demokratike për të tërhequr të gjitha materialet për të zhvilluar procesin e primareve.

Kujtojmë që këtë javë dështuan negociatat mes Bardhit dhe Palokës që PD-ja të hynte në zgjedhjet lokale të 2023 me një kandidat të përbashkët.

Të fundit