Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD del në mbështetje të platformës së Alibeajt: I bashkohem listës

Deputeti i PD del në mbështetje të platformës së

Deputeti demokrat Xhelal Mziu i është bashkuar platformës së bashkimit të PD të prezantuar sot nga kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj.

Në një postim në Facebook, Mziu shkruan se për shkak të angazhimeve ka munguar gjatë diskutimit të platformës, duke deklaruar se do t’i bashkohet listët së deputetëve dhe se mbështet platformën e bashkimit.

“Partia Demokratike ka qenë dhe ngelet shpresë për demokratët dhe për çdo shqiptarë!

Bashkimi i Partisë Demokratike është zgjidhja e vetme, që nesër të jemi forcë qeverisëse!

Për shkak të disa angazhimeve personale, kam munguar në diskutimin e platformës së propozuar nga kolegët deputetë të grupit parlamentar të PD.

I bashkohem listës së deputetëve dhe mbështes këtë platformë si rruga e duhur për çdo demokratë dhe shqiptarë, për një Shqipëri Evropiane nesër!”, shkruan Mziu në Facebook.

Të fundit