Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD: Do kërkojmë dëmshpërblim për banorët e prekur nga përmbytjet

Deputeti i PD: Do kërkojmë dëmshpërblim për

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni u shpreh se PD-ja do të kërkojë dëmshpërblim për banorët e zonave të prekura nga përmbytjet.

“Pa dyshim që PD-ja do të kërkojë dëmshpërblimin real të banorëve, në mënyrë që të lehtësohen sa më shumë të jetë e mundur nga humbjet që kanë pasur”, deklaroi Gjoni në A2CNN.

Sipas tij, “opozita është ngritur në këmbë, deputetët e saj janë shpërndarë në të gjitha zonat ku ka përmbytje”.

“Kërkohet planifikim i thelluar në periudha pa rreshje shiu. Dëmet që shkaktojnë përmbytjet janë dyfish më të mëdha nëse do të investohej në kohën e duhur. Këto shpenzime shkojnë në dëm të qytetarëve”, shtoi deputeti demokrat

Të fundit