Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD: I gatshëm të lë mandatin dhe t'i bashkohem Berishës, nëse akuzat e DASH janë politike

Deputeti i PD: I gatshëm të lë mandatin dhe t'i bashkohem

Deputeti Kreshnik Çollaku ka folur për përplasjet në PD, duke nënvizuar se nisën në datën 9 shtator, kur kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Ai u shpreh se kjo situatë do të vijojë derisa të dalin provat pse DASH shpalli "non grata" Berishën. Çollaku tha për "A2 cnn" se nëse akuzat janë politike është i gatshëm të lërë mandatin dhe të bashkohet me Berishën.

Nga ana tjetër shtoi se nëse vërtetohet se janë për korrupsion, PD nuk mund të japë imunitet politike për askënd, qoftë ky dhe lideri historik i saj, Berisha.

“Thelbi i asaj që po ndodh në PD është se partia heq imunitetin politik të Berishës përkohësisht derisa të sqarohet problemi që ai ka me DASH. A është vendim i drejtë? Ky është debati. Në rast se akuzat kanë qenë të natyrës politike, si pretendimi për Kosovën jam i gatshëm ta lë edhe unë mandatin dhe t’i bashkohem. Nëse akuzat janë për nivel të korrupsionit, PD-ja nuk mund të japë imunitet politik për askënd, që nga Berisha, që është lider historik”, tha Çollaku.

Të fundit