Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD i sigurt për emrin e presidentit të ri: Sipas informacioneve të brendshme të Rilindjes do jetë Ardian Dvorani

Deputeti i PD i sigurt për emrin e presidentit të ri: Sipas

Deputeti i PD, Xhelal Mziu është shprehur i sigurt se kandidati që propozon PS për t’u votuar nesër në Kuvend do të jetë Ardian Dvorani.

Në një postim në Facebook, Mziu shkruan se një nga emrat më të përfolur prej ditësh në media do jetë kandidatura që propozon sot PS.

“Sipas të gjithë informacioneve të brendshme të Rilindjes !

Presidenti Republikës, kuptohet me votat e socialistëve do të jetë, Ardian Dvorani !

Në vazhdim do të kemi një shtet 100 % monist, rilindas dhe diktatorial !

Qevera qendrore 100% Rilndja.

Pushteti vendor 100% Rilindja.

Këshillat e bashkive 100 Rilindja.

Këshillat e qarqeve 100 Rilindja.

Administrata shtetërore 100% Rilindja.

Institucionet e pavarura 100% Rilindja.

Sistemi i Drejtësisë Rilindja

Presidenti i Republikës 100 Rilindas!

Shkëmb graniti buzë adriatikut, të keqen na merr shoki Enver ne rilindasve.....!”, shkruan Mziu.

Deputeti i PD i sigurt për emrin e presidentit të ri: Sipas

Të fundit