Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD ngre alarmin për spitalin e Lushnjes: Bombolat e oksigjenit mund të shpërthejnë

Deputeti i PD ngre alarmin për spitalin e Lushnjes: Bombolat e oksigjenit

Deputeti i Partia Demokratike, Saimir Korreshi ka ngritur alarmin për rrezik serioz ndaj jetës së punonjësve dhe pacientëve në spitalin e Lushnjes për shkak të problemeve në repartin e oksigjenit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Korreshi publikon disa dokumente dhe relacione, sipas të cilave specialistët e repartit të gazrave mjekësorë (oksigjen dhe azot) kanë njoftuar drejtuesit e spitalit për mungesë të rregullave të sigurimit teknik dhe për rrezikshmëri maksimale, duke paralajmëruar mundësinë e një katastrofe me pasoja të paparashikueshme.

Sipas shkresave të cituara, më 14 dhjetor 2024 ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm i një bombole oksigjeni, që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e konsumimit të ventilëve.

Nga shpërthimi janë dëmtuar pajisje dhe rrjeti shpërndarës, ndërsa është rrezikuar jeta e një specialisti. 

Ai ngre gjithashtu dyshime për mënyrën e zëvendësimit të tubacioneve të oksigjenit, duke lënë të kuptohet për parregullsi në zbatimin e një tenderi.

Të fundit