Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD: Po shqyrtojmë të kërkojmë edhe një komision hetimor për rindërtimin

Deputeti i PD: Po shqyrtojmë të kërkojmë edhe një
deputeti i PD, Luçiano Boçi

Partia Demokratike po shqyrton mundësinë për të kërkuar edhe ngritjen e një tjetër komisioni hetimor, konkretisht për rindërtimin.

Ky fakt u bë i ditur nga deputeti i PD, Luçiano Boçi. I ftuar në Report tv, Boçi u shpreh se rindërtimi nuk duhet të jetë një punë për të cilin qeveria duhet të mburret pasi ka afera korruptive.

Deputeti shtoi se një shkollë e rindërtuar nga BE kushton shumë herë më pak se një shkollë e ndërtuar nga Bashkia e Tiranës.

 “Shkollat e rindërtuara deri më tani janë pjesë e ndihmës dhe solidaritetin e një vendi, vetë qeveria me fondet e veta nuk e bën një gjë të tillë sepse ministrja nuk na i paraqiti këto masa në Komisionin e Medias, ka pasur edhe raste kur shkollat e ndërtuara nga BE kanë kushtuar më lirë se ato të Bashkisë së Tiranës, mund të kërkojmë edhe një komision hetimor për rindërtimin, sepse ka shumë për të folur për këtë. Pra të mos mburremi me rindërtimin”, tha Boçi.

Kujtojmë se PD ka kërkuar ngritjen e tre komisioneve hetimore. Një për zgjedhjet e 25 prillit i miratuar sot në Kuvend, një për rastin 'Becchetti', i rrëzuar po sot në parlament dhe një tjetër për inceneratorët, i shtyrë për seancën e radhës.  

Të fundit