Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD: Protestat nuk janë vetëm detyrë e opozitës, por e të gjithë qytetarëve

Deputeti i PD: Protestat nuk janë vetëm detyrë e opozitës,

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, komentoi rolin e protestave të opozitës.

I ftuar në Ora News, ai u shpreh se protestat nuk janë vetëm detyrë e opozitës, por e të gjithë qytetarëve.

Sipas tij, ato janë reagim qytetar ndaj problemeve dhe mungesës së komunikimit me qeverinë.

Cara vuri në dukje se Shqipëria nuk ka parti të vërteta politike, por organizata që përdorin etiketa eufemiste.

Ai shtoi se qeverisja aktuale nuk bazohet në konsensus, por në dhunë dhe kontroll.

Deputeti theksoi se kryeministri Rama sillet si sundimtar, duke përdorur asetet publike dhe mediat për të kontrolluar shoqërinë, ndërsa i trajton qytetarët si nënshtruar.

Ai kujtoi se liderët e mëparshëm, pavarësisht konflikteve, nuk kanë përdorur asete publike ose aktivitete të paligjshme për të mbajtur pushtetin.

 

Të fundit