Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti publikon foton në studio: Plumbat në Rinas goditën edhe makinën e një të riu të FRPD

Deputeti publikon foton në studio: Plumbat në Rinas goditën edhe

Deputeti i PD-së, Besart Xhaferi bëri publike një foto nga Rinasi pas atentatit me breshëri plumbash ndaj Gilmando Danit, në emisionin “Now me Erla Mëhillin”.

Siç duket nga foto, plumbat e atentatorëve kanë prekur edhe një automjet “Passat” që ishte i parkuar aty pranë.

Sipas Xhaferit, automjeti i përkiste një anëtari të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili ndodhej në makinë në momentin e atentatit, ndërsa priste nënën e tij që po kthehej nga Spanja me të njëjtin avion që vinin në Tiranë 47-vjeçari Gilmando Dani dhe 40 vjeçari Muçi Shaljani Sheqeri.

“Kam folur me të. Ka qenë brenda në makinë, është shumë i tronditur. Fatmirësisht ka shpëtuar, por imagjinoni çfarë t’i thuash një të riu pas kësaj ngjarjeje, që ka shpëtuar për fije, për disa centimetra. Makina e tij është goditur nga katër plumba. Falë Zotit nuk pati viktima të tjera, Zoti i shpëtoi njerëzit që ndodheshin aty pranë,” – deklaroi deputeti Xhaferi.

Të fundit