Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD: Rama zbulon pas tetë vitesh krizën e ujësjellësve, i kujt është faji?

Deputeti i PD: Rama zbulon pas tetë vitesh krizën e

Deputeti i PD në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati akuzon kryeministrin Edi Rama se ka mësuar gjendjen e ujësjellësve pas tetë vitesh në pushtet, ndërsa i referohet rastit të Krujës ku për pasojë janë helmuar rreth 600 banorë të zonës për shkak të ujit.

Në një status në Facebook, Bushati shkruan se ngjarja në Krujë nxori në pah punët elektorale, pa cilësi dhe të dëmshme të rilindjes.

“Sistemi pjellë e Rilindjes për të përfituar e blerë vota" Helidon Bushati: Rama zbulon në vitin e 9 krizën e ujësjellësve!

Pas 8 viteve në pushtet, Rama ka mësuar se gjendja e Ujësjellësave është e rëndë.

Më parë deklaronte se ka bërë më shumë se gjithë qeveritë të marra bashkë, por sot po i rezulton dështim.

Ngjarja në Krujë ku u helmuan qindra banorë, nxori në pah punët elektorale, pa cilësi dhe të dëmshme të rilindjes.

Prej 30 muajsh ai ka nën kontroll edhe çdo bashki tashmë, me kryetarë të emëruar prej tij.

I kujt është faji? Kush mban përgjegjësi?

Ish-drejtuesit e fundit te Ujësjellësve ti i ke promovuar, i ke bërë deputetë e zyrtarë akoma më të lartë.

E vërteta është se ky sistem është sot në këtë pikë, sepse i ngjan kryekëput dhe është pjellë e rilindjes, e qeverisjes për përfitime, për interesa, e për vota”, shkruan Bushati.


 

Të fundit