Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD-së: Kryebashkiaku i Belshit ndiqet nga SPAK dhe Rama e vendos sërish kandidat

Deputeti i PD-së:  Kryebashkiaku i Belshit ndiqet nga SPAK dhe Rama e

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po vendos në listat e kandidatëve për kryebashkiakë persona që ndiqen nga SPAK.

Në një intervistë për “Neës24”, ai veçoi rastin e kryebashkiakut të Belshit, Arif Tafani duke thënë se “nesër ndoshta do të jetë para drejtësisë për t’u gjykuar dhe nuk e kuptoj si e kanë vendosur sërish”.

“Zoti Boçi është përfshirë shumë herë në politikë dhe e njoh, por e them se Boçi ka mbështetje të madhe. Boçi do të jetë një administrator shumë i mirë i Bashkisë së Elbasanit. Edhe në Belsh banorët janë të zhgënjyer Arif Tafani është në ndjekje nga SPAK dhe nuk e besoja se PS do ta vendoste sërish kandidat."

"Nesër ndoshta do të jetë para drejtësisë për t’u gjykuar dhe nuk e kuptoj si e kanë vendosur sërish. 720 mnl lekë të vjetra për qendrën e rehabilitimit dhe nuk dihet se çfarë është bërë”, tha ai për News24.

Të fundit