Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD-së mallkon ministrat socialistë: Hak ju pastë Zoti se në shqiptarët nuk kemi çfarë t’u bëjmë juve

Deputeti i PD-së mallkon ministrat socialistë: Hak ju pastë Zoti

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, teksa ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend ditën e sotme, i ka kujtuar ministrave socialistë kohën kur konsumonin byrekë dhe dhallë.

Sula u kërkoi ministrave që të zbrisnin nga makinat e shtrenjta dhe të shkonin në periferi të shikonin problemet reale të qytetarëve, teksa çmimet po rriten dhe karburanti po shkon 2 mijë lekë.

“Harruat përpara tetë vitesh kur ishit në opozitë çfarë gjendje ishit. Të njëjtën gjë ua kam thënë dhe ministrave të PD-së në vitin 2007, që brenda dy viteve harruan nga vinin. Përpara vitit 2005 te “Bar Kalaja” hanin byrekë me dhallë, pas dy vitesh u majmën nga pasuria me “Benz”-a me makina, madje edhe me problemet e tyre familjare, filluan me i ndryshuar nga mirëqenia e madhe, e njëjta gjë po u ndodh edhe ju. Edhe hak ju pastë Zoti se në shqiptarët nuk kemi çfarë t’u bëjmë juve,”- tha Sula.

Të fundit