Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD sqaron ‘tymnajën’: Pse votuam pro Bordit të Paqes

Deputeti i PD sqaron ‘tymnajën’: Pse votuam pro Bordit të

Në seancën e sotme parlamentare, mazhoranca dhe opozita kanë votuar me 113 vota pro përfaqësuesit të Republikës së Shqipërisë në Bordin e Paqes. 

I ftuar në Ora News, deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha se opozita nuk ka dashur të përfaqësohet nga Rama por më shumë ishin prezent në Kuvend dhe në votim për shkak të parimit që kishin ndaj këtij Bordi të krijuar nga presidenti Trump.

Jo vetëm pa debate, po dhe votimi kur nuk u bë i përbashkët me mazhorancën.

Duhet t’i sqarojmë disa gjëra dhe për publikun dhe qytetarët se shpesh herë në media të veçanta, hedhin ‘tymnajën’, opozita bashkë me mazhorancën, votuan u bënë bashkë.

Absolutisht jo. Së pari, duhet të themi, jemi shprehur që në krye të herës, votimin në parim në kemi qenë dakord.

Thjesht në parim që ne jemi për pjesëmarrje te Bordi i Paqes i krijuar nga presidenti Trump.

Ndërsa edhe nen për nen, opozita nuk e votoi këtë projektligj. Opozita madje bëri hamendësime, në këtë projektligj, duke e cilësuar me të madhe, përfaqësues i Republikës së Shqipërisë në Bordin e Paqes të drejtuar nga presidenti Trump, nuk duhet të jetë kryeministri i vendit Edi Rama”, tha Baçi.

Të fundit