Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD surprizon në Kuvend, shfaqet në seancë me një buqetë me grurë

Deputeti i PD surprizon në Kuvend, shfaqet në seancë me një

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka befasuar sot në Kuvend.

Ai është shfaqur në seancën plenare me një buqetë me grurë.

Në një prononcim për mediat, Korreshi tha se të gjithë fermerët që kanë mbjellë grurë kanë dalë me humbje, pasi nuk kanë marrë asnjë subvencion, ndonëse qeveria ua kishte premtuar.

“Janë nga fermerët e Myzeqesë drejtuar qeverisë, veçanërisht ministres të Bujqësisë, që u tha të gjithëve të mbjellin  grurë edhe në prill. Meqë i morëm votën, ia futën pak në çmim. Nuk po i subvencionojnë fermerët, që po sheshin grurin me çmim shumë më të ulët se ai në bursë. Të gjithë fermerët kanë dalë me humbje dhe presin nga qeveria t’u japë ndonjë subvencion”, tha Korreshi.

Të fundit