Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD tregon porosinë e Berishës për fushatë: Mos u merrni me kundërshtarin

Deputeti i PD tregon porosinë e Berishës për fushatë: Mos u

Deputet demokrat Dashnor Sula ka deklaruar se thembra e akilit në zgjedhje do të jetë programi ekonomik.


I ftuar në News24, Sula u shpreh se në Kuvend, kur u diskutua mbi buxhetin e shtetit 2025, Edi Rama foli vetëm 1 minut për bujqësinë.

“Edi Ramës nuk i falet shpopullimi dhe kriminalizimi i shtetit, këto janë dy indikatorë shumë të rëndësishëm”, tha Sula.

Ai tha se kriminalizimi është dëmi më i madh që iu bë administratës, ndërsa shpopullimi që iu bë vendit në këto vite, harroje që kthehet më.

“Krimi nuk bën dot nëse s’ka mbështetje politike. Të inkriminuarit janë kthyer në vendimmarrës. Mos vidh, mos vidh, mos vidh, dhe mos u bëj pjesë me krimin. Për ti bërë këto duhet vullnet politik”, tha Sula.

Ai theksoi se në takimin që ka pasur me Sali Berishën i ka porositur “mos u merrni me kundërshtarët politikë, fokusin te qytetarët, vetëm te qytetarët”.

Të fundit