Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD: Veliaj nuk do të ishte arrestuar nëse Trump nuk do të kishte fituar në SHBA

Deputeti i PD: Veliaj nuk do të ishte arrestuar nëse Trump nuk do

Deputeti i Partisë Demokrarike Andrea Mano komentoi arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Duke folur në MCN, Mano tha se Veliaj po mundohet të minimizohet me çështjen e bashkëshortes së tij. Sipas tij, Veliaj nuk do të ishte arrestuar nëse Trump nuk do të kishte fituar në Amerikë.

"Ky arrestim kishte kohë që përflitej, për faktin që dolën në dritë shumë skenarë që ishin të dhimbshëm por dhe të pabesueshëm. Dhe në fantazinë tonë nuk do të kishim besuar që një njeri që i është besuar drejtimi i bashkisë më të madhe të vendit të zhdukë rreth 160 mln euro të inceneratorit të Tiranë. Të paktën vjedhjet janë bërë, ka dhe në inceneratorët e tjerë, por vjedhje 160 mln euro kur inceneratori në terren nuk kishte ndodhur deri më sot. Ajo që po ndodh është Veliaj është arrestuar dhe ‘po mbahet peng’, për shkak të abuzimeve të zonjës që vet, e cila e  minimizon të vërtetën. Është skandaloze për një zonjë politikani që mendon se duhet të jetë shembull që të ketë shpenzime marramendëse të para vetëm të vendet diktatoriale.

Unë them duhet të ndajmë përgjegjësinë që ka zonja Veliaj, ato që ka bërë, lekët që ka përfituar në mënyrë të drejtë apo të padrejtë që do e vendosë drejtësia dhe përgjegjësinë që ka zoti Veliaj. Nuk mundet që Veliajn ta minimizojnë me përgjegjësinë e zonjës së vet.

Rasti i Veliajt po mundohet të minimizohet me çështjen e bashkëshortes së vet, ashtu si gjithë rrjetet sociale apo propaganda po mundohen të nxjerrin njerëz, artistë të cilët të flasim për lali Erin që ka bërë punë në Tiranë. Veliaj nuk po arrestohet se ka punuar mirë apo keq, por po arrestohet se ka vjedhur.

Ka pasur gabime të rënda nga SPAK-u në raste të veçanta, është nisur fillimisht një luftë shtrigash ndaj opozitës. Kohët e fundit dhe për arsye të zhvillimeve politike që kanë ndodhur në Amerikë ka ndryshuar kjo qasje dhe kjo tregon edhe një herë që kjo është e gabuar se ti nuk mund ta japësh drejtësinë varësisht faktit se kush fiton në Amerikë. S’ka lidhje gjykimi i politikanëve shqiptarë me faktin se kush është President në Amerikë. Ndryshimi i kësaj situate, unë besoj që Veliaj nuk do të ishte arrestuar nëse Trump nuk do të kishte fituar në Amerikë", tha Mano. 

Të fundit